Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haxhiu: Vota për numrin 1 në listën e LVV-së nuk është votë e pavlefshme

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin dhe votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash.

Lexoni të plotë postimin:

Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen. Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë.

Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë.

Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura.

Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash. Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin. Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes, vazhdoni me numrin 1!.

Postime të ngjashme

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

D V

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

D V

689 raste aktive me coronavirus

D V

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 35 gradë

D V

Pamje nga situata alarmuese me zjarre në Rugovë – evakuohen banorët

D V

Sejdiu: Deklarata e Pavarësisë është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit, dhe jo nga Hashim Thaçi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...