Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haziri: 96 gjilanas e kanë humbur betejën me COVID-19, por janë shpëtuar mijëra jetë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha sot se viti 2020 ishte i rëndë për shkak të pandemisë COIVD-19.

Haziri bëri të ditur se 96 qytetarë të kësaj komune e kanë humbur betejën me virusin, por tha se janë shpëtuar mijëra jetë.

“96 qytetarë e kanë humb betejën me COVID-19 dhe shfrytëzoj rastin që familjeve t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Por, mund të them se janë shpëtuar mijëra jetë nga mantel-bardhët në shëndetësinë primare dhe sekondare dhe nga menaxhimi i emergjencave civile. I falënderoj shumë profesionistët shëndetësorë, të cilët me orar të tej zgjatur të punës, kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë pandemisë”, tha Haziri.

Ai tha se sot është ditëlindja e Agon Musliut, i cili e humbi jetën tragjikisht në fillim të pandemisë.

“Kosova ka dështuar me zbardhë rastin dhe kjo mbetet njolla më e madhe e kësaj pandemie. Sot, për nder të tij, sot e përurojmë sallën e lexuesve ‘Agon Musliu’ në Bibliotekën e qytetit”, ka thënë Haziri.

Në këtë takim, po ashtu, u tha se pandemia ka shkaktuar një gjendje të rëndë për bizneset,  gastronominë e industrinë, për t’u theksuar se me programet komunale, sidomos lirimi nga të gjitha qiratë për të gjithë ata kanë pasur marrëveshje kontraktuale me Komunën.

Haziri ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e mëhershme për të filluar menjëherë zbatimin e programeve në vitin vijues derisa ka shfaqur shpresën se në tremujorin e parë do të bëhet përgatitjet për vaksinim kolektiv anti-COVID-19.

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...