Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haziri: LDK fillimisht duhet të luftojë me veten, pastaj me rivalët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi se partia prej nga ai vjen së pari duhet të përballet me veten e pastaj me rivalët politikë, njofton Insajderi.

Sipas tij, faji për rrëzimin e Qeverisë Hoti është edhe i tre deputetëve të LDK-së që nuk e kanë votuar këtë qeveri e që sipas tij, pa këto vota Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë.

“Problemi i shkallës së parë është brenda LDK-së. LDK është në garë me vetëveten e nëse arrinë që ta kalojë shkallën e parë atëherë duhet të dalë e të përballet me rivalët”, tha Haziri.

Ndërsa, lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, ai tha se kanë qenë të pritshme nga secili subjekt politik.

“Për shkak të Presidentit, i kemi pritur zgjedhjet por jo ndoshta në janar”, tha Haziri në “Debat Plus”.

I pyetur nëse LDK-ja ka vendosur për emrin e kandidatit për kryeministër, nënkryetari Haziri tha se është bërë vlerësimi i punës së qeverisë, ndërsa nuk përjashtoi kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Postime të ngjashme

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

Kurti: Qeveria e re nuk do t’i ketë më pak se 5 ministre

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...