Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij nuk ka nevojë të sillet sikur Vetëvendosje në opozitë.

 

Haziri po ashtu ka thënë se LDK-së nuk i duhet as sjellja e PDK-së e AAK-së.

“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën”, ka shkruar Haziri në postimin e tij në Facebook.

Ndryshe, LDK tashmë ka zyrtarizuar edhe kandidatët për kryetar komunash, ku nga kjo parti janë deklaruar se në zgjedhjet e 17 tetorit do të bëjnë rikthimin e madh. 

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/6127240800649601

Related posts

Me video-mesazh për Kosovën, Biden: Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës

D V

Kryeministri Kurti, takoi liderin e partisë SYRIZA, Tsipras

D V

“U njohën në rrjetet sociale”, “Fqinjët dëgjuan zhurma”, detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com