Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Haziri: Në Maqedoni ka komuna rurale që nuk kanë as ueb-faqe funksionale

Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Lulzim Haziri, drejtor ekzekutiv i Asociacionit për iniciativa demokratike (AID), organizatë e cila tashmë 26 vite punon së bashku me komunat në drejtim të përforcimit të demokracisë lokale, në deklaratën për “Sloboden peçat” thotë se viteve të fundit, ndoshta të udhëhequr nga organizata ndërkombëtare dhe shtypje nga shoqëria qytetare, komunat në masë të madhe filluan të zbatojnë praktika që ta shprehin transparencën e tyre.

-Ato janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të shoqërisë qytetare që veç më e bëri edhe indeksin e transparencës së komunave. Kjo sigurisht ndikon dhe e shtyn pushtetin komunal të jetë më i hapur ndaj qytetarëve. Që të munden këto praktika të jenë të qëndrueshme, është mirë komunat t’i përforcojnë kapacitetet e tyre në këtë drejtim dhe ta respektojnë principin e meritokracisë, e jo me ndryshim të pushtetit lokal të ndryshohen edhe personat e stërvitur për këtë çështje. Ligji për vetëqeverisje lokale patjetër duhet vazhdimisht të ndryshohet dhe të krijohet bazë ligjore për përgjegjësi të vetëqeverisjes lokale para qytetarëve. Në këtë drejtim, më tepër komuna rurale janë bllokuar, nga të cilat nuk kanë as ueb-faqe funksionale, potencon Haziri.

Sipas tij, ajo që duhet të bëhet është që komunat të jenë më të hapura ndaj iniciativave qytetare dhe të ndërtojnë urra komunikimi dhe përgjegjësi ndaj këtyre iniciativave. -Kjo në mënyrë plotësuese do ta përforconte demokracinë lokale.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...