Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haziri: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë për kandidimin e tij për kryetar të LDK-së.

Pas dorëheqjes së liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, Haziri thotë se ende nuk e ka vendos se a do të jetë kandidat për kryetar, mirëpo nuk e përjashton mundësinë.

“Nuk e përjashtoj kandidimin tim, por se kush mundet me u bë kryetar e vendos Kuvendi. Nuk kam vendos ende a me kandidu apo jo”, tha Haziri në Rubikon.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi humbjen më të thellë në histori, duke dalë e treta në listë. Si pasojë e rezultatit, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa dha dorëheqje, të nesërmen pas ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa, kujtojmë se Anton Quni, ditë më parë e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Postime të ngjashme

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...