Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

HEC-i po than Ohrin, eksperti: Liqeni është tërhequr 1 m nga bregu, duhet ndërhyrë urgjentisht

Ohër, 24 janar – Liqeni i Ohrit pjesë e trashëgimisë natyrore të UNESCO-s po përballet me një fenomen të rrezikshëm. Për të 4-in vit radhazi vihet re tërheqja e ujit përtej normale të lejuara.

Përpos fenomeneve natyrore, në pakësimin e ujit të liqenit ka ndikuar një hidrocentral në Strugë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Thatësira e tejzgjatur përbën një faktor madhor natyror, faktor tjetër është përdorimi i ujit të liqenit si burim për lumin Drin sepse ka një komandim, ka disa porta në bregun e liqenit, pranë qytetit të Strugës ku bëhet komandimi i daljes së ujit. Natyrisht pranë këtij pozicioni ndodhet një HEC, në pjesën e RMV, interesat e prodhimit të energjisë kanë bërë që të bien edhe më shumë niveli i ujit në liqen”, shprehet drejtori i Zonave të Mbrojtura Mihallaq Qirjo.

Qirjo pranon se gjatë viteve të fundit uji në liqenin e Ohrit është tërhequr rreth 1 metër nga bregu. “Niveli bazë që konsiderohet si mesatare normale është 695 metra mbi nivelin e detit, natyrisht ka kompensime ulje dhe ngritje të nivelit. Në këtë periudhë bëhet fjalë për një amplitudë rreth një metër”, u shpreh ai.

Eksperti mjedisit Arian Merolli tha në një bisede telefonike tha se ky fenomen sjell pasoja negative mbi florën dhe faunën e liqenit duke humbur kështu vlerat për te cilat mbrohet nga UNESCO. Ngritja e një grupi teknik bilateral mes dy vendeve për menaxhimin e ujërave, shihet nga ekspertët si hapi i parë për shpëtimin e liqenit.

Postime të ngjashme

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...