Agjencia Zhurnal.mk

Heiko Maas të mërkurën për vizitë pune në Shkup

Shkup, 11 nëntor, zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas të mekurën do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Maas do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në takim, siç njoftojnë nga MPJ, do të diskutohet për gjendjen politike të vendit, rezultati i Samitit të fundit evropian dhe hapat e ardhshëm për aktivitetet në pjesën e reformave.

Do të shqyrtohen edhe momentet kyçe nga marrëdhëniet midis dy shteteve dhe mundësitë për thellimin e këtyre marrëdhënie si dhe dinamika aktuale e marrëdhënieve në planin rajonal.

Krahas Dimitrov, Maas pritet të takohet edhe me kryetarin, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...