Hekurudhat bullgare: Deri në vitin 2027 do të udhëtojmë me tren mes Sofjes dhe Shkupit

Shkup, 14 korrik – Deri në vitin 2027 do të udhëtojmë me tren mes Sofjes dhe Shkupit, ndërsa pas vitit 2030 do të mund të shkojmë në det në Shqipëri, sepse korridori transportues nr.Tetë do të ndërtohet, u tha gazetarëve Krasimir Papukçiiski, drejtor I përgjithshëm I kompanisë shtetërore bullgare Infrastruktura hekurudhore, lajmëroi BTA.

 

Sot për here të parë u mbajt takimi I nivelit të lartë me përfaqësuesit e Ndërmarrjes nacionale hekurudhore infrastrukturore të Bullgarisë, Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura dhe Hekurudhat e Shqipërisë, ku u shqyrtua ndëritmi I korridorit transportues nr.Tetë.

Në të morën pjesë Krasimir Papukçiiski, drejtor I përgjithshëm i Hekurudhave të Bullgarisë, Hari Llokvenec, drejtor I përgjithshëm I Hekurudhave të Maqedonisë dhe Ani Dirmishi, drejtor ekzekutiv I Hekurudhave të Shqipërisë. Është[ nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim për formim të grupit të përbashkët. Bullgaria ka grup të tillë me Republikën e Maqedonisë së Veriut që punon në projektin për tunelin Devebair.

Bëhet fjalë për corridor panevropian që do t’I përmbushë kushtet evropiane në mënyrë që të mund ta shfrytëzojnë të gjithë operatorët në infrastrukturën hekurudhore, ndërsa në Bullgari ka 12 operatorë të tillë, tha Papukçiiski. Transportues private pritet të paraqiten edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Shqipëri.

Sipas tij, aktivitetet përgjatë korridorit mjaft kanë përparuar, mbetet të bisedojmë për një pjesë mes RMV-së dhe Shqipërisë në afërsi të Liqenit të Ohrit, ku UNESKO nuk lejon ndërtime. Marsh ruta pritet të spastrohet muajin e ardhshëm, ndërsa në shtator do të ketë takim të ri të tre organizatave hekurudhore në Shqipëri ku do të punohet në specifikimet teknike të K-8.

Gjatësia e korridorit transportues Tetë është rreth 500 kilometra.

“Pjesa bullgare është Sofje – Pernik, Radomir – Gueshevo, ku tashmë jemi me zhvillim përfundimztar të aksit Radomir – Gueshevo, me afat të fundit deri në vitin 2027. Deri atëherë pjesa nga Maqedonia e Veriut drejt Bullgarisë duhet të jetë gati. Në territorin tonë duhet të ndërtohen 101 kilometra. Maqedonia e Veriut ka kryes nga Shkupi deri në Kriva Pallankë. Tuneli afër Devebairit do të ndërtohet bashkarisht nga të dyja anët”, përsëriti Krasimir Papukçiiski.

Janë ndërtuar rreth 150 kilometra lidhje hekurudhore në tre vendet. RMV dhe Shqipëria siguruan kredi për projektin, ndërsa Bullgaria konsideron në financim nga BE-ja

Related posts

Filipçe: Incident i tmerrshëm ka ndodhur në Tetovë, ka edhe viktima

D V

Shilegov në takim me banorët e GaziBabës: LSDM ka përqindjen më të lartë të realizimeve

Redaksia

Xhambaski: Regjistrimi në Maqedoni nisi me represione ndaj bullgarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com