Helikopteri “Cougar” ndihmon në shuarjen e zjarrit në fshatin Mengaj të Kavajës

nga D V

Situata me zjarret vijon në qarkun e Tiranës, konkretisht në fshatin Mengaj, njësia administrative Helmas, bashkia Kavajë.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se  për shkak të dendësisë së pyllit me shkurre të thata, ka qenë i pamundur depërtimi i forcave këmbësore. Zjarri ka përfshirë dy deri në tre hektarë sipërfaqe toke. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të bashkive Tiranë dhe Kamëz, është bërë e mundur, në orët e para të mëngjesit të sotëm, izolimi i një pjesë të zjarrit në krahun ku rrezikoheshin banesat.

Sipas MM, gjatë natës, në vendngjarje, ka qenë i pranishëm edhe prefekti i qarkut Tiranë Afrim Qendro, i cili pa edhe situatën nga afër.

Për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes së automjeteve, si pasojë e thellësisë së zonës së zjarrit dhe terrenit të vështirë, flakët kaluan kodrën duke përfshirë edhe një pjesë të fshatit Cikallesh të komunës Helmës në Kavajë.

Në këto kushte u kërkua mbështetja për ndërhyrje nga ajri dhe, pas marrjes së informacionit, helikopteri i Forcës Ajrore “Cougar” u nis në operacion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More