Shkup, 14 korrik – Helikopter policor i llojit Bell-412 nga Departamenti i Njësiteve të Aviacionit ka vazhduar të veprojë ndaj zjarrit i cili është ende aktiv në malin Serta.
Siç informojnë nga MPB, helikopteri në 25 fluturime ka hedhur 38 tonelata ujë.
Siç theksojnë, në orët e hershme të mëngjesit është vepruar në pjesën e zjarrit i cili është afruar në drejtim të fshatit Kalanjevë dhe pasi i njëjti është vënë nën kontroll u vazhdua në drejtim të vatrave tjera të zjarrit.