Helikopteri ushtarak rus Mi-24 rrëzohet mbi Detin e Zi

nga Xh M

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se një helikopter ushtarak rus Mi-24 është rrëzuar mbi Detin e Zi.

“Më 10 prill, rreth orës 06:00 me orën e Moskës, derisa po kryente një fluturim të planifikuar mbi ujërat e Detit të Zi në zonën e bregut perëndimor të Krimesë, një helikopter Mi-24 u rrëzua. Shkaku paraprak i rrëzimit është dështimi i pajisjeve”, tha ministria ruse.

Fati i ekuipazhit mbetet i panjohur dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në vendin e ngjarjes.

Mi-24 është një helikopter sulmues dhe transportues me kapacitet të ulët, me vend për tetë pasagjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More