Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Shkup, 14 qershor – Ish koncesionerët e plazheve të Strugës të cilëve tashmë u kanë skaduar kontrata, mëngjesin e sotëm filluan me prishjen e platformave të ndërtuara mbi liqe, pasi paraprakisht të premten morrën një vendim komunal për prishje, megjithatë shprehen të revoltuar nga shkaku se vendimi është marrë në prag të sezonit turistik.

“Po veprojmë në përputhje me vendimin të cilin e pranuam të premten, për çka nuk pritëm por filluam vet me largimin e platformave. KA mundur të bëhet pas sezonit, por ashtu vendosën”, deklaroi Galip Osmanovski pronar i plazhit Versus në Strugë.

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, nga ana e tij këmbëngul se nuk bëhet fjalë për ndërtime ilegale në zonën e mbrojtur buzë liqenit, por thotë se kjo bëhet në mënyrë që të bëhet fajtori i vetëm që Ohri të humbasë statusin në UNESCO-s.

“Kjo që bëjmë është vullnetare dhe solidarizuese. Pas kësaj, presim nga qeveria dhe nga komisioni I UNESCO-s të na japë  jë plan më të mirë për zhvillim”, tha Merko.

Për Aleancën për Shqiptarët (ASH) deklarata e Merkos se nuk ka ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Strugë është farsë mediatike.

Opozita shqiptare thotë se fajtorët kryesor që Struga mbeti delja e zezë, sot dolën pa turp dhe u lëvduan për krimin e tyre, duke u përpjekur t’i mashtrojnë qytetarët.

“Aksioni i sotëm është një shou-farsë mediatike në stilin e Artan Grubit. Në Strugë, problemi kryesor nuk janë 6 platformat në liqen, por betonizimi i plotë i bregut të liqenit. Sot, Merko pranoi se për katër vjet nuk kishte asnjë plan për zhvillimin e turizmit për të rinjtë dhe banorët e Strugës, duke njoftuar se në fund të mandatit të tij ai do t’i kërkojë qeverisë dhe UNESKO-s ti japin plan. Farsa e sotme për largimin e platformës është diçka e njohur për BDI-në”, deklaroi Imer Imeri,  kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

Sipas tij, BDI gjithmonë para zgjedhjeve aktron se gjoja i zgjidhin problemet, duke i kamufluar dhe mbuluar të njëjtat.

Postime të ngjashme

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

R Zh

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...