Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

HERA: Për gratë rome më tepër ka paragjykime se sa vende pune

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Pesëdhjetë vjet nga vendosja e 8 Prillit si Dita Ndërkombëtare e Romëve, gratë rome në Maqedoni të Veriut vazhdojnë të luftojnë për të hyrë në tregun e punës për shkak të diskriminimit sistematik për një kohë të gjatë, konkludojnë nga nisma “HERA”.

Gjegjësisht, kjo u dëshmua nga të dhënat, sipas të cilave vetëm katër gra rome janë të punësuara në pozita udhëheqëse në institucionet publike, ndërsa në pozita jo-udhëheqëse ato përfaqësohen nga vetëm 0,47 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

Ata shtojnë se nga gjithsej 7.647 persona që përdorën masa dhe shërbime aktive të punësimit gjatë vitit 2019 në nivelin kombëtar, vetëm 169 janë romë, gjë që është jashtëzakonisht shkatërruese duke pasur parasysh faktin se 4.632 ose 4,6 për qind e personave të papunë të regjistruar janë romë.

Ata gjithashtu theksojnë se sipas Planit Kombëtar Operativ, nga numri i përgjithshëm i grave rome të regjistruara pa punë në nivelin kombëtar, madje 94,88 për qind janë pa arsim ose vetëm me arsim fillor.

Gjetje të tilla goditëse tregojnë qartë se zgjidhjet sistematike janë të nevojshme për të përmirësuar pozicionin socio-ekonomik të grave rome në vendin tonë, thuhet në kumtesën nga “HERA”.

Grupi për përfaqësim është i përbërë nga gra aktiviste rome dhe u formua në kuadër të projektit “Gratë rome avokojnë për mundësi të barabarta punësimi” të zbatuar nga HERA – Asociacioni për Edukim dhe Kërkim Shëndetësor me mbështetjen e fondacionit suedez “Kuina till Kuina”.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...