19 C
Skopje
29/10/2020
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Heshtje nga BE-ja për memorandumin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Komisioni Evropian nuk do t’i komentojë qëndrimet e Bullgarisë të paraqitura përmes memorandumit të dërguar vendeve anëtare të Unionit ku Sofja zyrtare e akuzon se në Maqedoni është zbatuar “inzhinering etnik dhe gjuhësor”, informon Zhurnal.

Zëdhënësja e komisionit për fqinjësi dhe zgjerim, Ana Pisonero thotë se nuk mund të komentojnë qëndrime individuale të vendeve anëtare.

“Debati në Këshill për kornizat negociuese po vazhdojnë. Nuk mund të komentojmë për qëndrimet individuale të vendeve anëtare”, thotë Pisonero.

Fqinji lindor në memorandum kërkon mbështetje nga vendet anëtare të BE-së, që çështjet e hapura që i ka me Maqedoninë e Veriut të jenë pjesë e kapitullit të fundit të 35të nga negociatat për anëtarësim. Sofja gjithashtu insiston në dokumentet e Unionit që në vend “gjuha maqedonase” të përdoret termi “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke u arsyetuar se kombi dhe gjuha maqedonase nuk kanë ekzistuar deri në vitin 1944 dhe se identiteti maqedonas është i krijuar nga Josip Broz Tito. Sipas Bullgarisë, Unioni nuk duhet të lejojë përfshirje të çështjeve të hapura dhe se këto çështje duhet të zgjidhen para se Maqedonia të hyjë në BE.

Kryeministri i vendit Zoran Zaev për qëndrimet e fundit të Bullgarisë, është i bindur se Sofja ngelet fqinji ynë në procesin euro integrues dhe konsideron se zgjidhja është e mundur rreth çështjeve të hapura sikurse identiteti i Goce Dellçev.

“Për këtë them se madje edhe për çështjen e Goce Dellçev, ne duhet të gjejmë fije të cilat do të na bashkojnë, të cilat od të jenë të përbashkëta, të cilat do të na bashkojnë në ndihmesën e ndërsjellë, frymëzim të një tregtie të re ekonomike, të bashkëpunimit të ndërsjellë në çdo cep. Unë besoj se me të vërtetë për këtë çështje përsëri do të dalim fitues që të dyja palët dhe duhet të dalim. Për atë që do të arrijmë marrëveshje, e nëse arrijmë, ajo të jetë e qëndrueshme dhe e mundur, e kjo mundësohet vetëm nëse të dyja palët janë barabart të lumtura”, ka deklaruar Zaev për Mia.

Ndryshe debati rreth kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut mes vendeve anëtare duhet të përfundojë më së voni më 6 tetor. Nëse nuk miratohet, Gjermania e cila është kryesuese e Unionit, si dhe Qeveria e vendit, presin fillimin e negociatave me mbajtjen e një konferencë të parë qeveritare që e njejta të ndodhë në dhjetor të këtij viti.///Zhurnal.mk

Related posts

Afati i dytë i regjistrimit në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, më së shumti vende të lira në Fakultetin teknik – Manastir

XH.I

Vendparkime për shtatzëna dhe familje me fëmijë deri në 3 vjet

T E

Delegacioni qeveritar me rastin e Ditës së Pavarësisë u bëri homazh ish presidentëve Gligorov dhe Trajkovski

XH.I

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...