Hetim kundër 21-vjeçarit nga Makedonski Brodi i dyshuar për vrasjen e një ushtari profesionist të ARM-së

nga D V

Shkup, 16 korrik – Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 21-vjeçari nga fshati Suvi Doll të Makedonski Brodit i cili dyshohet se ka privuar nga jeta një person. në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerec, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri.

Siç informoi pasditen e sotme Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të akuzuarin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit penal, ndërsa viktima është një ushtar profesionist i ARM-së.

“Viktima është një 31 vjeçar ushtar profesionist i ARM-së, ndërsa shkak i vrasjes ka qenë një debat banal verbal i karakterit privat”, thuhet në kumtesën e PPRMV.

Nga aty shtojnë se prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More