Getting your Trinity Audio player ready...
|
Sekretari i Përgjitshëm i PL, Tedi Blushi në një intervistë në Ora News u shpreh se procesi ndaj Metës dhe PL-së është një proces politik.
Blushi: Në fakt ky proces meriton çdo epitet të mundshëm për vetë faktin se është një proces tërësisht farsë.
Një proces i nisur në fakt 6 vite më parë, në dhjetor të vitit 2019 një javë pasi Altin Dumani u ul në karrigen e prokurorit të prokurorisë së posacme kundër korrupsionit. Dhe një proces i nisur në kulmin e betejës së presidentit Meta me narkoshtetin në mbrojtje të gjykatës Kushtetuese.
Një proces i cili do dështojë me turp ashtu edhe siç nisi si një proces totalisht politik i urdhëruar nga Edi Rama dhe ku vetëm firma në ato shkresat në vlerësimin tim totalisht paçavure që çdo student i vitit të parë të fakultetit juridik do ti refuzonte thjesht figuron firma e një prokurori në vlerësimin tim tërësisht mercenar si Altin Dumani dhe gjithë ata tjerët të cilët bëjnë pjesë apo janë pjësë e kësaj farse politike.