Hetimet për spitalet modulare nuk i udhëheqë Qeveria, por institucionet e angazhuara të sistemit, porositi Nikollovski

Shkup, 23 shtator – Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski sot kumtoi se Qeveria nuk mund të udhëheqë kurfarë hetime për atë nëse ka korrupsion gjatë furnizimeve publike për spitalet modulare, sepse për atë janë të angazhuara institucionet e sistemit – prokuroritë, gjykatat dhe të gjitha ato organe të cilat, siç tha, I inkurajon ta kryejnë punën e tyre.

 

“Askund nuk kemi thënë se do të zhvillojmë hetime, për shkak se as nuk kemi ingerenca, as mundësi ligjore të bëjmë çfarëdo lloj hetime. Unë personalisht kam mandate me letër mandate nga kryetari I Qeverisë të fokusohem mu në këtë që po flasim dhe ne nuk kemi kurfarë ingerenca të tjera. Ta rrisim transparencën, llogaridhënien, të vendosim mekanizma për luftë kundër korrupsionit, të vendosim masa sistematike, siç është ky portal I ri me të cilin sot të gjithë krenohemi që e vendosim dhe të vendosim zgjidhje ligjore, mekanizma dhe politika përmes të cilave do ta eliminojmë korrupsionin në të gjitha nivelet”, deklaroi Nikollovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në të cilën u promovua “Sistemi elektronik për parashtrim të ankesave dhe paraqitjeve elektronike lidhur me shërbimet ndaj administratës publike”.

Për ngjarjen tragjike në spitalin modular në Tetovë, Nikollovski theksoi se për këtë rast pritet hetim dhe procedurë e pavarur, transparente dhe e shpejtë e cila, siç tha, duhet të finishojë dhe të konstatohen shkaqet përse ndodhi ajo ngjarje e padëshiruar.

“Bëj thirrje (rasti) të mos keqpërdoret për qëllime të polities ditore. Me të vërtetë qytetarët janë të mllefosur që një ngjarje e këtillë e padëshirueshme po përdoret nga ana e politikës. Vetëm do të bëj thirrje që hetimet e pavarura, procedurat të përshpejtojnë dhe I tërë opinion t’I dijë shkaqet për atë që ndodhi. Prokuroria e ka marrë atë dokumentacion voluminoz sa I përket spitaleve modulare të cilat janë bërë përmes projektit të Bankës botërore”, theksoi Nikollovski, duke shtuar se mu ato spitale modulare shpëtuan mijëra jetë të bashkëqytetarëve tanë të cilët ishin të infektuar me Kovid-19.

Sipas tij, prandaj duhet shumë me përgjegjësi, transparencë dhe në mënyrë të paanshme t’I persim të gjitha ifnormatat dhe të gjitha të dhënat dhe institucionet t’I zhvillojnë hetimet.

“Ne jemi këtu të vendosim masa sistematike dhe politika të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit për çka kërkojmë mbështetje të gjerë dhe front të gjerë që bashkarisht t’ia dalim në atë qëllim”, theksoi Nikollovski.

Në pyetjen e gazetarëve për atë nëse Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është përgjegjëse për tragjedinë që ndodhi në Tetovë, ministri I resorit, Jeton Shaqiri, I cili mori pjesë në promovimin e Sistemit të ri elektronik, nuk komentoi.

Related posts

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Kryeparlamentari i Turqisë mesazh urimi me rasti e 30 vjetorit të pavarsisë së Maqedonisë së Veriut

N E

Shilegov: Mbështetje e fuqishme financiare për qytetarët, 50% vakt më i lirë për studentët, deri në 50% kosto më e ulët për çerdhet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More