Hetimi ndaj deputetes së PS, Rama: Bushka nuk është pyetur asnjëherë

nga Xh M

SPAK ka vënë në hetim edhe deputeten e PS Klotilda Bushka, ndaj të cilës Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së shpalljes së 105 vjetorit të Tiranës kryeqytet u shpreh se fakti që një person i dyshuar e merr vesh nga televizioni që emri është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë, nuk tregon aspak shenjë të mirë.

Rama: Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja Komisionit të Ligjeve.

Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More