Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Hetimi për kokainën “El Mejor”/ Administratorët e firmës pritëse në Shqipëri do të dalin sot para Gjykatës

Në magazinën “Massabi Fruits”, supozohej se do të vinin 143 kg kokainë, por që u kapën dhe u sekuestruan në Portin e Durrësit.

Dy administratorët e firmës pritëse në Shqipëri, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit ku pritet të njihen me masën e sigurisë. Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të pandemisë.

Klajdi Xibraku është i veshur me xhup të kuq dhe duket në një moment që shfryn teksa pret që të nisë seanca, ndërsa Erion Peti qëndron me kokë ulur në disa momente.

Xibraku do të përfaqësohet nga avokati Drilon Cani dhe Erion Peti do të përfaqësohet nga avokati Elton Hyseni, ndërsa gjyqtare e çështjes është Eda Kaja. Organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për të dy administratorët.

Të dy janë me arsim të lartë dhe nuk rezultojnë të dënuar më parë. Xibraku është i fejuar, ndërsa Peti është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Ata kanë mohuar që të kenë lidhje me kokainën e fshehur në kontenierin me banane që do të shkarkohej në kompaninë e tyre, në Kombinat në Tiranë. Megjithatë, hetimet e kryera nga SPAK dhe prokuroria e Durrësit, çuan në arrestimin e kushërinjve, Xibraku dhe Peti. Policia ka pasur informacion më herët që në një kontenier që ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador, fshihej kokaina.

Së bashku me autoritetet doganore dhe portuale, e kaluan në kontroll të imtësishëm kontenierin dhe në tavanin e tij u gjetën rreth 200 pako të mbështjella ku në një pjesë prej tyre shkruhej “El mejor”, e përkthyer në shqip, “më e mira”.

Kontenieri ishte ngarkuar në Ekuador, në anijen e quajtur “Dance”, me flamur portugez, dhe në port menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku më pas i është nënshtruar kontrollit të detajuar në skaner. Arkat me banane të cilat kompania Masabi Fruits, i ngarkonte në Ekuador, e që më pas i sillte në magazinat në Kombinat, por të shtunën u tentua që të kaloheshin edhe 143 kg kokainë së bashku me to.

Kjo linjë trafiku, e me të njëjtën skemë për fshehjen e drogës në banane, u zbulua fillimisht në shkurt të 2018-ës, ku Arbër Çekaj, tentoi të kalonte 613 kg kokainë. Të njëjtën gjë, e përsëriti edhe babai i tij 3 vite më pas. Në 1 prill, në kontenierin e kompanisë së tij, u gjetën të fshehur në shasi, 49 kg kokainë.

Kryesisht, ngarkesat që kanë për origjinë, Kolumbinë dhe Ekuadorin, autoritetet portuale, i kanë nën mbikëqyrje, për shkak të rrezikut të trafikimit të lëndëve narkotike.

Postime të ngjashme

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

Shkup, 253 kundërvajtje në komunikacion

Dafina Vidishiqi

Mbi 50 aksidente brenda 24 orëve, shqiptohen 1 mijë e 590 gjoba

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...