Në orët e para të ditës së sotme, konkretisht rreth orës 1:15 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në dalje nga Shuto Orizarja, në drejtim të fshatit Vizbeg në Shkup, është hedhur një mjet shpërthyes në një depo për materiale ndërtimore, në pronësi të I.T., 45-vjeçar nga Vizbegu, pas çka është dëmtuar dera hyrëse e objektit dhe një pjesë e inventarit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB informojnë se nuk ka persona të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB-së – Shkup.