Higjiena Komunale me aksion për pastrim në komunën e Sarajit

Shkup, 31 gusht – NP Higjiena Komunale-Shkup sot filloi aksion për pastrimin e përgjithshëm në komunën e Sarajit. Ekipet e Ndërmarrjes do të kryejnë larje makinerike me autocisterna të rrugëve të komunës, si dhe larje dhe pastrim me dorë të oborreve të kopshteve, të shkollave dhe të Fakultetit të Shkencave Islame. Në realizimin e aktiviteteve në terren janë të angazhuar 20 punëtorë, ndërsa nga mekanizimi përdoren tre autocisterna, dy automjete të specializuara komunale – kiperë, dy automjete të specializuara komunale për ngarkim dhe një ngarkues-skip.

 

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sot vizituan vendbanimin e Kondovës, ku po vijojnë aktivitetet për pastrimin e deponisë së egër tejet të madhe.

“NP Higjiena Komunale-Shkup sot filloi me zbatimin e aktiviteteve të intensifikuara për pastrimin e komunës së Sarajit. Në fillim të vitit të ri shkollor, ekipet tona do të angazhohen veçanërisht në ruajtjen e nivelit më të lartë të higjienës dhe pastërtisë së oborreve dhe mjedisit të menjëhershëm të institucioneve arsimore në këtë komunë të Shkupit, në kuadër aksionit në vendbanimin e Kondovës do të hiqet një sasi e madhe e mbetjes së hedhur në mënyrë të papërgjegjshme në zonat publike. “- tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Related posts

Shumë pak gra garojnë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Regjistrohen sërish mbi 1000 raste në Maqedoni, humbin jetën 27 persona

Redaksia

8 të shëruar dhe 26 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com