Agjencia Zhurnal.mk

“Hilal” ndan ndihma në Shtip

Shkup, 24 prill, zhurnal.mk – Organizata humanitare ‘Hilal’, e cila vepron në kuadër të BFI të RMV, vazhdon me aksionet e saj humanitare, duke qenë afër nevojtarëve me pako ushqimore dhe mjete higjienike.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar në vend me paraqitjen e pandemisë Covid-19, OH ‘Hilal’ që nga fillimi, çdo ditë, është aktive në terren, në gjithë territorin e vendit tonë, duke qenë pranë nevojtarëve me aksione konkrete.

Në ditën e parë të muajit të bekuar të Ramazanit, 24 prill, 2020, ajo aktivitetin e vet e ka shtrirë në Shtip, përkatësisht në Myftininë e Maqedonisë lindore. Aktivitetet tona do të jenë gjithëpërfshirëse dhe në kontinuitet do të vazhdojmë me shpërndarjen e ndihmave gjithandej ku e kërkon nevoja – ka theksuar Kryetari i OH ‘Hilal’ mr. Mustafa Dauti, duke shtuar që në Shtip ndihmat i janë dorëzuar Myftiut Nasir ef. Rexhepi, i cili do të bëjë shpërndarjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, si çdoherë.

Myftiu i Shtipit ka falënderuar BFI-në dhe organizatën e saj ‘Hilal’ për ndihmën e ofruar. Gjithashtu ka falënderuar Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin dhe Kryetarin e OH ‘Hilal’ Mustafa Dauti, të cilët, ka thënë ai, asnjëherë nuk e kanë lënë anash Shtipin, përkundrazi, vazhdimisht e kanë ndihmuar. Në gjendjen e jashtëzakonshme që po mbretëron në vend shkaku i pandemisë, ndihma e OH ‘Hilal’ është jashtëzakonisht e mirëseardhur – ka theksuar ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...