Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

nga D V

Kompania MG në panairin e vetura në Pekin këtë javë do të prezantojë konceptin EXE181, që paralajmëron hiperveturën elektrike me një ulëse.

Pozita e shoferit është shumë e ulët, kurse koncepti duket si një veturë Vision Gran Turismo.

MG EXE181 i ri është modern ekuivalent me konceptin me të njëjtin emër të prodhuar në vitin 1959, e fjala është për veturën me “pamje jashtëtokësore”.

Nga brendi britanik pretendojnë jo vetëm që është vetura më aerodinamike në botë, por edhe më e shpejta. Për shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë i nevojiten 1,9 sekonda.

MG nuk ka zbuluar shpejtësinë maksimale të konceptit EXE181, por modeli origjinal nga të 50-at ka arritur të lëvizë me 410 kilometra në orë. E prapa timonit ishte shoferi Phill Hill.

Kjo veturë ka një ekran gjigant dhe katër motorë elektrikë, edhe pse nuk ka informacione nga MG-ja pritet vetura të bëjë tërheqje me të katër rrotat dhe të ketë mbi 1 mijë kuaj-fuqi.

Gjasat për prodhim serik janë të vogla, por koncepti me gjasë do të mbetet unik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More