Agjencia Zhurnal.mk

Hiqet ndalesa për shitjen e librit “Deri tek atentati dhe pas tij” të Stojan Andov

Gjykata Apelit ka shlyer vendimin për masë të përkohshme nga Gjykata Themelore Shkupi 2, që të ndalohet shitja e librit “Deri tek atentati dhe pas tij”, të ish kryetarit të Kuvendit, Stojan Andov. Apelacioni e pranoi ankesën e avokatit të Andov, Zvonko Davidoviq, i cili thotë se vendimi i gjykatës së shkallës së parë që të ndalojë librin është prejudikim i aktvendimit, përcjellë Zhurnal.
Masa e përkohshme ishte sjellur me kërkesë të paditësit. Profesori Ljubomir Frçkovski paditi Andovin për shpifje, sepse në atë libër flitet për rolin e tij në atentatin e ish presidentit të shtetit, Kiro Gligorov. Davidoviq sqaron se nuk është shpifur për Frçkovskin, sepse siç thotë, Andov shkruan për lëshimet në hetimet e asaj kohe, dhe atë thënie i dëshmon me fakte dhe me deklarata të dhëna.
“Askund në libër Andov nuk e lëndon, e as që shpifë për Frçkovskin, por flet për Ministrinë e Punëve të Brendshme në atë kohë dhe për lëshimet e tyre, për situata me të cilat u përballë Republika e Maqedonisë. Një është atentati i Kiro Gligorov, situata e dytë është aksidenti i Stojan Andov, si kryetar i Kuvendit. Ai shkruan se asgjë nuk është ndërmarë nga MPB në këto raste. Situata e tretë është që për shumë çështje thelbësore MPB nu kishte përgjigje për veprime të ndërmara”, thotë Davidoviq./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...