Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Hiqet tarifa doganore për importin e vaksinave kundër koronavirusit

Zhurnal Ads

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të heq tarifën doganore kundër covid-19, që pritet të importohet ditëve në vijim në vendin tonë.

Ndryshimi lejon që vaksinat anti Covid por edhe të tjera me kod specifik do të importohen pa taksë.

Kujtojmë se prej tre ditësh ka nisur vaksinimi i mjekëve, infermierëve të spitaleve Covid, epidemiologëve në vend dhe paralelisht pritet dhe nisja e vaksinimit të moshave të rriskuara.

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1087, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2021”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, “Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve”, kapitulli 30, “Produktet farmaceutike”, kodi tarifor “3002 20 00 – Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë -”, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:
“★ 3002 20 10 – – Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë –
★ 3002 20 90 – – Të tjera, pa taksë -”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zjarr i fuqishëm në malin e Taraboshit në Shkodër, panik te banorët

admin

16 ditë në grevë/ Gratë në Ballsh: Do dalim vetëm pasi të kemi marrë pagat

S.B.

Qeveria e re, Pollo: PD të anulojë ligjet antifjalë të dhjetorit 2019

S.B.

Fotografi e paparë deri më tani: Shqiptarët duke parakaluar në Chicago gjatë viteve të 60’ta

admin

Rama shikon nga afër frigoriferët e vaksinave anticovid në QSUT dhe ISHP, Manastirliu: Mund të presim 250 mijë për temperaturën -80 gradë

S.B.

I infektuar me COVID-19/ Vdes farmacisti korçar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...