Heqja e njollave të gëlqeres mund të duket një betejë e vazhdueshme, duke qenë se këto njolla formohen shpesh në rubinetin e banjës e po ashtu në kuzhinë.
Shumica e njerëzve priren të përdorin spërkatës kimik pastrimi për të hequr gëlqeren nga çezmat e tyre, megjithatë një eksperte rekomandon përdorimin e uthullës së bardhë.
Uthulla e bardhë është shumë acide që do të thotë se mund të shpërbëjë karbonatin e kalciumit që përbën gurin gëlqeror.
Kjo metodë natyrale është e përballueshme, natyrale dhe super e thjeshtë.
Ekspertja rekomandon fillimisht që të spërkatni rubinetin me uthull, duke u siguruar që secila njollë të mbulohet mirë nga pastruesi.
Më pas, ajo e mbështjellë rubinetin me faculetë kuzhine.
Pasi të mbështillet rubineti, ajo spërkat edhe më shumë uthull të bardhë mbi të.
Uthulla duhet të lihet për 30 minuta, përpara se të shpëlahet me ujë. Në rast nuk janë hequr të gjitha shenjat, fërkoni ato me një brushë apo me ndonjë sfungjer.