Hiqni njollat në tapet duke përdorur krem rroje

nga D. V.

Njollat e bezdishme në tapet janë një nga shqetësimet më të zakonshme dhe të padëshiruara që mund të hasim në shtëpitë tona.

Pavarësisht kujdesit dhe pastrimit të rregullt, tepihu mund të jetë një sipërfaqe e ndjeshme ndaj njollave të ndryshme, që shkaktohen nga ushqimi, pijet, ose ndotës të tjerë të përditshëm.

Ajo që e bën këtë problem edhe më të vështirë është fakti që njollat mund të jenë të vështira për t’u hequr, duke lënë pas tyre shenja që dëmtojnë pamjen estetike të ambientit.

Fatmirësisht ka një zgjidhje për këtë.

Ekspertët pohojnë se ju mund të hiqni njollat me krem rroje.

Krejt çfarë duhet të bëni është të vendosni kremin e rrojës në njollat e tapetit dhe lëreni të thithet për 10 minuta.

Për ta shpëlarë, merrni një tas me ujë dhe me leckën e lagur hiqeni shkumën nga tapeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More