Agjencia Zhurnal.mk
Bota TOP LAJM

Historia e xhamisë “Al-Aqsa”

Konfrontimet e dhunshme ndërmjet palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë në xhaminë “Al-Aqsa” në Jerusalem këtë muaj reflektojnë rëndësinë që ajo ka si pjesë e një prej pjesëve më të kontestuara të territorit fetar në Tokën e Shenjtë.

Xhamia ndodhet në një zonë me 35 akër, e njohur nga myslimanët si Haram al-Sharif, ose Fajtorja Bujare, dhe nga hebrenjtë si Mali i Tempullit. Kjo zonë është pjesë e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, e shenjtë për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët.

Në arabisht, “aqsa” përkthehet si “më e largëta”, dhe në këtë rast është referencë për shkrimin e shenjtë islamik dhe dëshmi e udhëtimit natën të profetit Muhamed nga Meka për t’u falur në xhami dhe pastaj ngritur në qiell.

Xhamia, ku mund të falen rreth pesë mijë besimtarë, besohet të jetë përfunduar në fillim të shekullit të tetë, dhe përballë ndodhet Kupola e Shkëmbit, kupola e praruar e faltores islamike që njihet gjerësisht si simbol i Jerusalemit. Myslimanët e konsiderojnë të shenjtë krejt kompleksin, me turma besimtarësh që mbushin oborret gjatë namazit të festave fetare.

Për hebrenjtë, Mali i Tempullit, i njohur hebraisht si Har Habayit, është vendi më i shenjtë për shkak se ishte vendi i tempujve antikë – i pari i ndërtuar prej Mbretit Solomon, sipas Biblës, dhe më vonë i shkatërruar nga babilonasit; dhe i dyti u mbajt në këmbë për pothuajse gjashtëqind vjet para se Perandoria Romake ta shkatërronte në shekullin e parë.

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, Unesco, ka klasifikuar Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe muret e tij si pjesë të Trashëgimisë Botërore, me çka konsiderohet e “rëndësisë së jashtëzakonshme ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht meriton status të mbrojtjes speciale”.

Por kush e kontrollon xhaminë?

Izraeli ia rrëmbeu Jordanisë Jerusalemin Lindor, përfshirë edhe Qytetin e Vjetër, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967, dhe pastaj e aneksoi zonën. Izraeli do ta shpallte më vonë Jerusalemin e unifikuar kryeqytet të vetin, megjithëse ky veprim asnjëherë nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Sipas një marrëveshjeje delikate status quoje, një shoqëri islamike e njohur si “Vakëfi”, financuar dhe kontrolluar nga Jordania, vazhdoi administrimin e xhamisë “Al-Aqsa” dhe Kupës së Shkëmbit, sikur se ka vepruar me dekada, duke e integruar këtë rol special edhe në traktatin e paqe së Izraelit me Jordaninë më 1994.

Forcat izraelite të sigurisë ruajtën një prani në zonë dhe koordinohen me “Vakëfin”. Hebrenjve dhe të krishterëve u lejohet ta vizitojnë, por ndryshe nga myslimanët, u ndalohet të falen në tokë sipas marrëveshjes së status quos. (Hebrenjtë falen vetëm poshtë platosë së shenjtë në Murin Perëndimor, mbetje të një muri që dikur rrethonte Malin e Tempullit.)

Tensionet lidhur me atë që kritikët e quajnë diskriminim kundër jomyslimanëve herë vlojnë dhe përshkallëzohen në dhunë.

A dëshiron Izraeli të marrë kontrollin e plotë?

Zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë thënë se nuk synojnë ndryshimin e status quos.

Por disa grupe fetare izraelite kaherë kanë kërkuar të drejtën për t’u falur në këtë zonë. Në prill, Ministria e Jashtme e Jordanisë u ankua zyrtarisht për numrin e madh të vizitorëve hebraikë në zonë, duke e quajtur shkelje të status quosë.

Çfarë ndryshon në protestat e fundit?

Gjatë javëve para shpërthimit të dhunës të hënën në “Al-Aqsa”, tensionet po ngriheshin ndërmjet disa hebrenjve dhe palestinezëve për çështje të palidhura me kompleksin e xhamisë.

Ato përfshinë edhe përleshje ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, që shpërthyen disa javë më parë përreth Qytetit të Vjetër. Disa palestinezët sulmuan hebrenjtë ortodoksë në Jerusalem, dhe një grup hebraik supremacist hebraik kreu një marsh me pjesëmarrësit që brohoritën “Vdekje arabëve”.

Palestinezët u zemëruar edhe me policinë që ua ndaloi të mblidheshin në një shesh të njohur në Qytetin e Vjetër gjatë javëve të para të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve, palestinezët u përleshën me policinë izraelite për shkak të dëbimit të pritur banorëve palestinezë të lagjes së Jerusalemit Lindor, ‘Sheiku Xharrah’, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kolonie izraelite.

Përleshjet kanë shpërthyer në kohën kur qeveria izraelite është në qorrsokak politik pas katër palë zgjedhjesh të mbajtura për dy vjet, dhe pasi presidenti palestinez i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, shtyu pakufijshëm zgjedhjet parlamentare, të planifikuara të mbaheshin në fund të këtij muaji. Këto do të ishin zgjedhjet e para prej vitit 2006.

Si ndikuan përleshjet e kaluara në konfliktin izraelito-palestinez?

Akuzat e kundërakuzat dhe qëndrimet e ashpërsuara burojnë prej të gjitha llojeve të konfrontimeve lidhur me faltoret fetare në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, por disa prej tyre veçanërisht kanë ndihmuar formësimin e politikës izraelite.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Biden emëron Thomas Knids ambasador të SHBA-së në Izrael

Dafina Vidishiqi

Gjermania ka një kompjuter kuantik, Merkel e quan atë një “mrekulli”

Dafina Vidishiqi

Policët belgë që ruajtën Bidenin në Bruksel nga ndonjë sulm i mundshëm me dron – ata përdorën pushkë unike

Dafina Vidishiqi

Samiti Biden-Putin: Do të zgjasë deri në pesë orë në një vilë pa ushqim

Dafina Vidishiqi

Wuhan, flet për herë të parë shkencëtarja e lakuriqëve të natës, ja çfarë deklaron

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...