Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Historia prekëse e 55-vjeçarit që dje humbi jetën në Francë, gjysmë ore pasi ia nisi punës në Katedrale u vra mizorisht

Zhurnal Ads

Autoritetet franceze kanë zbuluar më shumë detaje për viktimat e sulmit në qytetin Nice. Njëri nga tre të vrarët në katedralen Notre Dame ka qenë Vincent Loques, 55-vjeç, që kishte punuar në katedrale.

Shumë që e kishin njohur kanë thënë se ka qenë shumë simpatik dhe punëtor shumë i madh. Pas vetes ai ka lënë dy vajza, e si punëtor i katedrales ishte nga viti 2010.

Si çdo mëngjes, dyert e katedrales i hapte në ora 8:30. Megjithatë ditën e kobshme të enjtes nuk e dinte se vetëm gjysmë ore pasi hapi dyert e katedrales, do të theret për vdekje. Ai mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.

“Katedralja ka qenë dhoma e tij e ditës, vazhdimisht ka qëndruar aty. Nuk ka qenë vetëm punonjës, por shumë më shumë. Sulmuesi sipas të gjitha gjasave i është vërsulur nga pas”, ka deklaruar një banor lokal.

Siç raportojnë mediat lokale, Loques më herët kishte punuar në një kompani të familjes, por më vonë kishte hequr dorë pas një tragjedie familjare – duke iu përkushtuar më vonë plotësisht katedrales.

Kujtojmë që sulmuesi ishte futur në objekt dhe ia kishte prerë kokën një gruaje 60-vjeçe dhe më pas i ishte vërsulur Loquesit. Edhe një grua tjetër ishte therur me thikë, por kishte arritur të arratiset nga katedralja – megjithatë nuk i kishte mbijetuar plagëve duke ndërruar jetë disa minuta më vonë./telegrafi/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Prej kohësh nuk arrinin ta ndërtonin/ SHBA: Gati avioni i parë supersonik

admin

Kryeparlamentari iranian rezulton pozitiv me COVID-19

admin

Austria raporton numër rekord të vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Gjenden artefakte 2000-vjeçare

Z H

Turqia ndihmon Azerbajxhanin në pastrimin e minave

S.B.

Pas protestave në Francë: ligji i sigurisë do të rishikohet

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...