Ylli Dreshaj po vazhdon eksperiencën e tij në spektaklin e njohur, Ferma VIP.
Ai mbrëmë (e hënë) u befasua me një mesazh që mori nga gruaja e tij, pasi nuk janë ndarë akoma.
Ajo tregoi gjithë historinë e dashurisë së tyre, por bëri një deklaratë të fortë për fermerin, teksa shtoi se i pëlqejnë meshkujt.
Ylli më pas theksoi se nuk është prekur nga kjo, por që këto deklarata janë të ulëta.
Arsyet e ndarjes sipas konkurrentit kanë qenë prindërit e saj, e jo këto që deklaroi ajo.
“Nuk jam i prekur aspak nga kjo që ka thënë. Është shumë e vërtetë se disa fjalë që ajo i ka thënë se ne njihemi që nga viti 2013-të. Sa i përket pëlqimeve të mia për burra, është e shpikur nga ajo dhe familja e saj. Unë ika nga ajo familja pasi sa isha në Kosovë kemi patur marrëdhënie të mira. Nëse do kisha patur pëlqim për burra do isha ndarë me kohë,. Ne jemi ndarë për shkak të familjes së saj. Realiteti i historisë është se ishim mirë sa isha në Kosovë, kemi patur lidhje të mirë së bashku, kam patur respektim maksimal ndaj familjes së saj, e dinë të gjithë njerëzit sa i kam dashur familjen e saj. Unë kam shkuar atje në mars të viti 2023, kam shkuar në 15 mars”, u shpreh ai.
Tha tutje: “I ndjeri gjyshi im i cili nuk jeton më, ka qenë personi që më tha ki kujdes kur të shkosh. Unë se dëgjova, shkova atje. Kemi qëndruar bashkë. Më kanë pritur shumë mirë.
Për 1 javë që më kanë pritur ka qenë shumë e mirë, por gjatë gjithë kohës kanë patur tendenca ndaj meje, kanë folur për divorcin e familjes time, kanë folur për të. Unë nuk kam patur asnjë mundësi të kisha bisedë serioze me të fejuarën time duke nisur nga nëna e saj, nga motrat e veta. Ajo ka lënë familjen e saj të ishin kundër meje. Unë në Kosovë jam marrë vesh që nuk dua as dasmë, asgjë tjetër. Ne e kemi bërë fejesën sa kemi qenë në Kosovë. Vendosëm që të shkoj në Gjermani sa të bëjmë një dasmë të vogël. I kam thënë po vij atje të punoj që t’i blejë vello e fustane.
Sakrifikova me lënë punën dhe të vazhdoj. Divorci jonë është shkak i familjes së vet. Unë në një moment flas me të, ajo ka një djalë motre që unë e kam dashur shumë, dhe në një moment i them budalla, dhe më thotë me një fjalë që thuaje dhe njëherë, dhe nëna e saj i tha gjuaj me gotë dhe ajo më gjuajti, dhe unë u çova dhe i kam gjuajtur në shpullë”.
Përfundoi ndër tjerash Ylli: “Familja e saj nuk më lejoi të jetoja me atë bashkë. Babai i saj më gjeti një banesë, dhe ajo qau shumë se më tha nuk dua që ti të dilje në banesë. Familjes së vet i kam thënë që unë kur të jem me atë dua të mos ndërhyjë njeri, dua të pajtohem kur duam ne”.