Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Holanda do të mbështesë fuqimisht vendin drejt BE-së dhe Bankën Popullore

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Holanda, si përfaqësuese e Maqedonisë të Veriut në mbledhjet e FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH-it, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë për vendin dhe Bankën Popullore në komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare , e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në këto kohë të vështira.

Vendimet e Bankës Popullore të marra gjatë vitit të kaluar janë të mirëseardhura në këtë kontekst. E nevojshme është të vazhdohet të monitorohet situata dhe t’iu përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme sfidave, veçanërisht në drejtim të disiplinës fiskale dhe menaxhimit të borxhit publik.

Në menaxhimin e sfidave, mbështetja e institucioneve ndërkombëtare është e rëndësishme dhe ne mbetemi partnerët tuaj në arritjen e qëllimeve strategjike. E rëndësisë thelbësore është të vazhdohet zbatimi i reformave strukturore në ekonominë e Maqedonisë të Veriut.

Këto, siç kumtoi Banka Popullore, janë pjesë e mesazheve dhe konkluzioneve të paraqitura nga ambasadori i Hollandës, Dirk Jan Kop, në takimin me guvernatoren e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Ambasadori Kop dhe guvernatorja Angellovska-Bezhoska, ndanë mendimin se reformat e mëtejshme strukturore janë thelbësore për ekonominë vendore, e cila në planin afatgjatë do të rrisë potencialin e rritjes, nga e cila varet mirëmbajtja e perceptimeve pozitive të investitorëve ndërkombëtarë

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...