Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Holanda kërkon që BE-ja të nis negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Shkup, 11 qershor – Kabineti i kryeministrit Mark Rute ka njoftuar Kuvendin holandez se në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme në BE, që do të mbahet me 22 qershor, qeveria holandeze ka për qëllim të mbështes miratimin e kornizës për bisedime dhe caktimin e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, transmeton Alsat.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, pozicioni i Holandës nuk devijon nga vendimi pozitiv i marrë në mars të vitit të kaluar, respektivisht Qeveria holandeze do të kërkojë përpara partnerëve evropianë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet menjëherë pasi të miratohet korniza e negociatave.

Ka një ndryshim në lidhje me Shqipërinë, duke qenë se vitin e kaluar Holanda kundërshtoi hapjen e negociatave me këtë vend. Qëndrimet për Shqipërinë janë shkruar në një dokument të veçantë prej 11 faqeve, ku mes tjerash theksohet se ndryshe nga skepticizmi i vitit të kaluar për, Holanda tani beson se është bërë përparim i mjaftueshëm dhe se janë plotësuar kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave edhe me Tiranën.

Qëndrimet përfundimtare të Holandës në lidhje me zgjerimin e BE-së do të përcaktohet pas debatit parlamentar që do të zhvillohet më 16 qershor, edhe pse pikëpamjet e Kuvendit nuk janë detyruese për qeverinë, por zakonisht të njëjtat respektohen nga ekzekutivi.

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...