Agjencia Zhurnal.mk

Holanda shpik trenin e parë me hidrogjen

I pazhurmshëm, por mbi të gjitha me zero ndotje të atmosferës, përveç ujit; kjo pritet të jetë e ardhmja e afërt e transportit hekurudhor në Holandë dhe jo vetëm, falë teknologjisë, shkruhet në gazetën italiane ”Il Messaggero”.

Treni i parë i pasagjerëve në botë me hidrogjen do të mundësohet falë karburantit të hidrogjenit dhe do të quhet ”Coradia iLint”.

Testuar me sukses për mëse 65 kilometra midis Groningen dhe Leeuvarden, Holanda bëhet vendi i dytë në Europë ku treni ka provuar të jetë një zgjidhje unike dhe pa emetime në atmosferë për linjat jo të elektrike.

“Testet në Holandë tregojnë se si treni ynë me hidrogjen është i përsosur përsa i përket disponueshmërisë dhe besueshmërisë, duke siguruar të njëjtën performancë si trenat tradicionale rajonalë, por me avantazhin e ndikimit minimal akustik dhe mjedisor”, shpjegon Bernard Belvaux, drejtori menaxhues i Alstom në Benelux.

”Treni i hidrogjenit ”Coradia iLint është një tren i besueshëm pa emetime dhe i gatshëm për të na ndihmuar në kalimin në një Europë pa ndotje”, shtoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...