Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Holanda: S’ka negociata për Shqipërinë, të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Shkup, 8 tetor, Zhurnal.mk – Vetëm 5 ditë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët do të mblidhen më 13 tetor në Luksemburg, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, deklaroi përpara deputetëve në Hagë se do të kërkojë zyrtarisht ndarjen e Shkupit nga Tirana për hapjen e negociatave dhe konferencën ndërqeveritare.

Sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet e paracaktuara për hapjen e negociatave në muajin dhjetor të këtij viti.

“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat. Sepse, në fund të fundit, negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, – tha Blok i prerë.

Postime të ngjashme

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

R Zh

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...