Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Shkup, 23 qershor – Prioritet I qeverive duhet të jenë reformat kredibile dhe të qëndrueshme, ndërsa BE-ja duhet të qëndrojë në angazhimet e veta. Qasja “ju reflektoni, ne reflektojmë” duhet të vlejë. Me rëndësi është negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë sa më parë, porositi sot ambasadorja gjermane, Anke Hollshtajn, në Forumin e parë ekonomik të Shkupit.

Në këtë drejtim, theksoi Hollshtajn, kryesimi portugez bëri gjithçka, por siç duket, kryesimi I ardhshëm slloven do të duhet të ndërmarrë.

“Gjermania mbetet mbështetëse e fuqishme dhe do të punojë që kjo të ndodhë. Anëtarësimi I ardhshëm I vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE është vision I yni I përbashkët dhe interes gjeostrategjik. Gjermania mbetet fuqimisht e përkushtuar në këtë qëllim”, deklaroi Hollshtajn.

Baza për bashkëpunim të mirë rajonal, theksoi Hollshtajn, është besimi dhe Procesi I Berlinit u tregua I dobishëm për zhvillim pozitiv të rajonit.

“Besimi dhe dialogu janë më se të nevojshëm me qëllim që të tejkalohet e kaluara dhe të ndërtohet e ardhmja e përbashkët. Kjo është punë e lodhshme dhe kërkon kohë. Në rajon, narrativat etno-nacionaliste akoma gjejnë truall të frytshëm dhe spekulimet me ndryshim të kufijve në javët e fundit, e dëshmon atë. Idetë e tilla janë të rrezikshme në rajone ku njerëz të prapavijave të ndryshme etnike jetojnë së bashku. Ato e mbyllin bashkëpunimin ekonomik dhe e largojnë rajonin nga rruga e vet evropiane”, theksoi Hollshtajn.

Qytetarët nga Ballkani Perëndimor kanë pritje të arsyetueshme të larta, tha ambasadorja gjermane, dhe dëshirojnë të shohin rritje ekonomike, shëndetësi, punë dhe sundim të së drejtës.

“Kjo është në thelbin e Procesit të Berlinit. Fillimisht, të përmirësohet jeta e njerëzve nga rajoni me projekte konkrete dhe së dyti të përshpejtohet integrimi në BE. Prej vitit 2014 vendet nga Ballkani Perëndimor arritën shumë në kuadër të këtij procesi. Lidhshmëria në rajon u bë prioritet. Falë RIKO-s të rinjtë u njoftuan më mirë, ndërkaq falë marrëveshjes për roaming, zhvillimi I biznesit dhe mirëmbajtja e miqësive tani është shumë më lire. Në fund, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë dukshëm të përmirësuara”, theksoi Hollshtajn.

Vendimi për ndërtim të tregut të përbashkët është historik, dhe, theksoi Hollshtajn, kjo do t’I sjellë katër liritë e BE-së në rajonal.

Postime të ngjashme

Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

D V

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Moti për nesër në Maqedoni

D V

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...