Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hollshtajn: E lumtur për Maqedoninë, vaksinat duhet të kishin ardhur tre muaj më parë

Shkup, 28mars, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Gjermnanisë në vendin, Anke Hollshtajn sot ka qenë pjesë e korit diplomatik në Aeroportin e Shkupit, ku është pritur arritja e 24 mijë dozave nga AstraZeneca prej mekanizmit COVAX, transmeton Alsat.

Hollshtajn ka theksuar kontributin e Gjermanisë në këtë mekanizëm të shpërndarjes së vaksinave.

“Jam lumtur që kanë arritur vaksinat, edhe pse këtë e dëshiroja tri muaj më parë. Gjermania e bashkë-themeloi platformën e furnizimit dhe është donatori më i madh me 2,1 miliard euro. COVAX do të furnizojë 142 vende me vaksina deri në fund të muajit maj. Vaksinat janë falas. Çdo e pesta euro për këtë qëllim vjen nga Gjermania, çdo e treta euro vjen nga BE. Vaksina kundër Covid-19 duhet të jetë një e mirë publike globale”, tha mes tjerash Anke Hollshtajn, ambasadore e Gjermanisë në vend.

Postime të ngjashme

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...