Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hollshtajn: Nuk kemi plan B, mbetet hapja e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Hapja e negociatave aderuese të Maqedonisë të Veriut me BE-në duhet të ndodhë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje ta arrijmë këtë vit. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Të gjitha kushtet janë përmbushur nga Maqedonia e Veriut, deklaroi sot ambasadorja gjermane në vend, Anke Hollshtajn.

Ajo shtoi se si diplomate ajo është jashtëzakonisht optimiste dhe shprehu besimin se qëllimet mund të arrihen nëse punohet mjaftueshëm për t’i arritur ato.

Në javët në vijim, theksoi ambasadorja Hollshtajn, është shumë me rëndës të kemi bashkëpunim mes Maqedonisë të Veriut dhe Bullgarisë në ato zona dhe segmente ku nuk ka dallime në mendime, gjë që do të dëshmojë se ekziston një bashkëpunim i mirë.

“Si dhe më parë, ne ende nuk kemi plan B. Ajo që mbetet është hapja e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në BE, mbetet vazhdimi i bisedimeve të pranimit në BE”, tha Hollshtajn pasi ia dorëzoi sot ministrit Oliver Spasovski donacionin, të përbërë prej automjeteve dhe pajisjeve të dedikiara për nevojat e policisë kufitare.

Gjatë presidencës tripalëshe me Portugalinë dhe Slloveninë, ambasadorja gjermane njoftoi se ata do të vazhdojnë të punojnë shumë për të arritur hapjen e negociatave aderuese me vendin.

Ajo sqaroi se deri në minutën e fundit të presidencës gjermane me Këshillin e BE-së, ata u përpoqën të arrijnë unitet mes 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por “patën sukses të arrijnë pajtueshmëri me 26”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zemaj: E përshëndes propozimin e Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa test PCR

E.E.

408 raste të reja, 4 të vdekur dhe 280 të shëruar

admin

Zbulohet rasti/Si i kishte mbajtur korrieri në sirtar 1.500 lëndë të padërguara, ish ministrja Deskoska alarmoi rastet para një viti

T E

Metodologjia e re për pastrim të gjyqësorit, realitet apo vetëm përralla!?

Z H

6.7 milion euro për vaksinat anti-Covid

T E

6 persona pozitiv për coronavirus kanë dashur që të largohen nga Maqedonia e Veriut, kapen në aeroport

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...