Agjencia Zhurnal.mk

Holly Hagan paraqet format, pasi largoi peshën

Holly Hagan ka paraqitur format e saj të jashtëzakonshme në bikine derisa ka treguar se si ajo e ka larguar peshën. Po ashtu ajo ka treguar një lajm të keq, vuan nga bulimia

Kohë të fundit ajo ishte bërë objekt talljeje në internet, mirëpo Holly Hagan ua ka ngrirë buzëqeshjen njerëzve kur ka postuar fotot e reja të saj.

Ylli i Geordie Shore ka treguar trupin e saj të tonifikuar në bikine ngjyrë portokalli derisa ka bërë pas një kohë një postim në rrjetet sociale.

Holly kishte humbur 10 kilogram për 12 javë pasi kishte ndjekur një dietë dramatike për të ndryshuar stilin e saj të jetës por edhe trupin.

Ylli i emisioneve “reality”, e cila ka pranuar se kishte konsumuar ushqim të shpejtë para se të merret me shëndetin e saj dhe me fitnes, po ashtu ka treguar se vuan nga sëmundja e bulimia pasi që ajo ishte objekt talljeje në rrjetet sociale.

“Fillova të mendoj, ‘Mund të ha ushqim të freskët sepse kështu mbes e sëmurë” apo “të ha ushqim të shpejt dhe kështu të sëmurëm me qëllim”, ka thënë ajo për Daily Star.

“U bë një cikël i keq. Dhëmbët filluan të bëhen të verdhë dhe fyti vazhdimisht më digjte. Ishte një ndjenjë e tmerrshme”, tha ajo para se të vendoste të fillonte dietën. /GazetaExpress/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...