Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Hollywood-i në zi, shuhet në moshën 80-vjeçare aktorja e njohur

Jessica Walter, aktorja fituese e shumë çmimeve, karriera e së cilës zgjati pesë dekada, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare në New York. Shkaku i vdekjes nuk bëhet me dije, por sipas Deadline, ajo ndërroi jetë në gjumë. Lajmin e trishtë e konfirmoi vajza e së ndjerës, Brooke Bowman.

“Me zemër të thyer konfirmoj vdekjen e mamasë time të dashur Jessica.“, u shpreh ajo për Deadline. Walter e filloi karrierën saj në qytetin e saj të lindjes në New York City ku u shfaq në prodhime të shumta, duke përfshirë Advise and Consent, Neil Simon’s Rumors, A Severed Head, Night Night and Photo Finish.

Walter fitoi një Emmy në vitin 1975 për rolin kryesor në serialin NBC “Amy Prentiss”, një dramë mbi një detektiv të ri të policisë së San Franciskos. Paraqitjet më të fundit të saj në ekranin e madh përfshinin komeditë “The Mimic dhe Undercover Grandpa”. Ajo gjithashtu u bë pjesë në serinë e animuar Harley Quinn.

Postime të ngjashme

Dua Lipa duket sensuale me veshjen ngjyrë portokalli për një ndejë në West Hollywood

Lea Muslija

Rozana Radi vjen me imazhe të ‘nxehta’ nga pushimet

Lea Muslija

Jennifer Garner u shfaq me humor të mirë ndërsa dilte për darkë me regjisorin JJ Abrams dhe Katie McGrath

Lea Muslija

Cheryl pranon se pushimi i saj një vjeçar nga rrjetet sociale ishte ‘gjëja më e mirë’ për të

Lea Muslija

Anastasia Karanikolaou vë në plan të parë barkun e tonifikuar derisa arrin në një ditëlindje

Lea Muslija

Në romancën me J.Lo, Ben Affleck nuk harron të iu dedikojë kohë edhe fëmijëve

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...