Maqedoni TOP LAJM

Holshtajn: Në interes të Bullgarisë është të mos e bllokojë zgjerimin e BE-së në këtë rajon

Zhurnal Ads

Shkup, 20 shtator, Zhurnal.mk – Problemet dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese për zgjerim të Bashkimit Evropian, konsideron ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn.

Ambasadorja gjermane sot në intervistë për Radio Evropa e Lirë, të cilën e transmeton MIA, jep koment për memorandumin bullgar dërguar vendeve-anëtare të BE-së, me ç’rast përmend se Bullgaria ua ka thënë këto kërkesa vendeve të tjera anëtare në fillim të gushtit.

“Ne dhe sipas njohurive të mia të gjitha vendet e tjera anëtare janë të mendimit se problemet dypalëshe të vihen në kornizë negociuese dhe se problemet dypalëshe të zgjidhen në mënyrë dypalëshe. Bullgaria gjithmonë ka qenë mbështetëse e madhe e lëvizjes evropiane të rajonit, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Në interes thelbësor të Bullgarisë është të mos bllokohet procesi për zgjerim të Bashkimit Evropian”, thotë Holshtajn.

Lidhur me atë nëse janë reale pritjet e vendit t’i fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në gjatë kryesimit gjerman, Holshtajn thekson se në pjesën e politikës për zgjerim mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, gjegjësisht fillimin zyrtar të bisedimeve për zgjerim me Maqedoninë e Veriut është “qëllimi ynë i madh i cili është qëllim i përbashkët edhe i Gjermanisë dhe i Maqedonisë së Veriut”.

“Duhet në suaza të BE-së të dakordohemi lidhur me kornizën negociuese për të cilën momentalisht diskutohet në Bruksel, kur do të arrihet marrëveshje për atë, mund të japim edhe datë për konferencën e parë ndërkombëtare dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë në dhjetor”, shton ambasadorja gjermane.

Lidhur me kornizën negociuese thotë se kjo tani është më e përshtatshme, lejon apo kërkon udhëheqje më të fortë politike përmes konferencës ndërqeveritare.

Në periudhën e ardhshme, thotë ajo në intervistë, vendi duhet të fokusohet në shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit, duke i përfshirë reformat në gjyqësi, shpejt të miratohet ligji për ndalesë të diskriminimit dhe Kodi Zgjedhor të përshtatet në mënyrë përkatëse me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Thelbësore për shumë fusha në jetën shoqërore është regjistrimi i cili është planifikuar për në prill dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojë të pozicionohet për sfidat ekonomike në ekonominë e brendshme, por gjithçka reflektohet në Programin qeveritar”, thekson Holshtajn.

Thotë bashkëpunimi konstruktiv me opozitën është në interes të së ardhmes së shtetit, ndërsa kjo veçanërisht vlen për politikën evropiane, ndërsa për protestat e opozitës, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve thekson se e drejta e shprehjes së lirë të mendimit, në tubim dhe protesta gjithsesi se është e drejtë themelore e çdo qytetari dhe qytetare. Por konsideron se të luhet në hartë nacionaliste nuk sjell asgjë të mirë dhe nuk ndihmon asgjë.

Marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut i vlerëson si të jashtëzakonshme dhe përmend se në vend ka përafërsisht 200 kompani gjermane, të cilat krijuan 20.000 vende pune.

Postime të ngjashme

Sindikata e policisë akuzon se ka tentativa për shuarjen e saj

T E

Intervistë ekskluzive, u.d Reis’ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu: Uniteti duhet ruajtur si sytë e ballit

admin

Më 13 dhjetor zgjedhje të parakohshme lokale në Shtip dhe Pllasnicë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...