Agjencia Zhurnal.mk

Honda ka bërë kositësen më të shpejtë në botë – është më e shpejtë se shumë vetura luksoze! (Video)

Libri i Guinness i Rekordeve Botërore ka kurorëzuar Honda-n si mbretin e ri të kositëses së barit.

Kjo sepse, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sepse Honda ka tani kositësen më të shpejtë në botë – dhe është një makinë që mund të arrijë 100 milje në orë në 6.29 sekonda.

Kjo shpejtësi, po vlerësohet më e madhe madje edhe se e veturave luksoze si disa Aston Martin e Ferrari.

Siç raportojnë mediat, Honda Mean Mower V2 u vu në provë në një rrugë në Dresden të Gjermanisë muajin e kaluar.

Honda thuhet se ishte e vendosur të rimarrë titullin që fitoi fillimisht në vitin 2015, pasi u rrëzua nga një burrë norvegjez i cili ndërtoi dhe nxori modelin e tij të ndërtuar në shtëpi.

Megjithatë, kjo makinë nuk është në dispozicion në treg.

Automjeti ishte me një shpejtësi prej 187.6 km/h, megjithatë, me modifikimin e fundit, është e mundshme që të arrijë shpejtësinë në 241 km/h.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...