Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Hong Kong, arrestohen 50 aktivistë pro-demokracisë

Të paktën 50 aktivistë pro-demokracisë u arrestuan të mërkurën në Hong Kong, goditja më e madhe ndaj forcave të opozitës në këtë qytet gjysmë-autonom, që ndërmerret në bazë të një ligji të ri të sigurisë kombëtare.

Sipas njoftimeve nga Hong Kongu, personat e arrestuar ishin anëtarë të Partisë Demokratike të Hong Kongut, të cilët korrikun e kaluar morën pjesë në zgjedhjet paraprake jozyrtare për legjislaturën e qytetit.

Objektiva të tjera të sulmeve të së mërkurës përfshinin selinë e portalit të njohur pro-demokracisë Stand News.

Bastisjet u dënuan nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Antony Blinken, i emëruar i Presidentit të zgjedhur Joe Biden për sekretar të shtetit, bëri një deklaratë në Twitter duke i quajtur arrestimet “një sulm ndaj atyre që me guxim luftojnë për të drejtat universale” dhe tha se administrata e ardhshme “do të qëndrojë me popullin e Hong Kongut dhe kundër shtypjes së demokracisë nga Pekini.”

Senatori amerikan Ben Sasse, tha se bastisjet ishin një dredhi e Presidentit kinez Xi Jinping për të përfituar nga “një Amerikë e ndarë dhe e shpërqendruar”, siç u shpreh ai.

Sipas ligjit të ri të sigurisë të imponuar nga Pekini, kushdo në Hong Kong që besohet se kryen terrorizëm, separatizëm, përmbysje të pushtetit shtetëror ose bashkëpunim me forcat e huaja mund të gjykohet dhe të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve të reja nuk po zvogëlohet, masat epidemiologjike janë forcuar

T E

​Mjeku slloven infektohet pas marrjes së dy dozave të vaksinës

T E

Gjermania dënon një ish-agjent sirian për torturë

T E

Francë, përkeqësohet situata si pasojë e COVID-19 – pritet ashpërsimi i masave

T E

Blinken kërkon kthimin në mekanizmin e OKB-së për të drejtat e njeriut

S.B.

Çdo i treti gjerman nuk dëshiron të vaksinohet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...