Hong-Kong, zhvillohet Forumi Ligjor për Sigurinë Kombëtare

nga Xh M

Në forumin me temë “Shikim prapa dhe përpara, hapi i ri për zhvillim”, pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre mbi çështjet e sigurisë kombëtare, përfshirë zbatimin dhe zhvillimin e jurisprudencës së ligjit të sigurisë kombëtare në Hong-Kong, si edhe mekanizmin institucional të “legjislacionit të dyfishtë dhe zbatimit të dyfishtë” të krijuar së bashku me Urdhëresën e Ruajtjes së Sigurisë Kombëtare.

John Lee, kryeekzekutivi i HKSAR-it, tha se Hong-Kongu e përfundoi legjislacionin lokal të Nenit 23 të Ligjit Themelor të HKSAR-it në mars të këtij viti, duke shënuar një moment të rëndësishëm në udhëtimin e ri të Hong- Kongut nga qëndrueshmëria drejt lulëzimit.

Ai tha se qeveria e HKSAR-it do të vazhdojë të mbështesë vlerat kryesore të dashurisë për atdheun e Hong-Kongun, në përputhje me parimin “Një vend, dy sisteme”, duke forcuar edukimin për sigurinë kombëtare, patriotizmin dhe kulturën kineze.

Cui Jianchun, komisioneri i Ministrisë së Jashtme të Kinës në HKSAR, tha se zyra që ai drejton do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë e interesat e zhvillimit, si edhe epërsitë unike të Hong-Kongut, për ta ndihmuar Hong-Kongun të arrijë një integrim të thellë të sigurisë e zhvillimit në nivelin më të lartë.

Diplomacia kineze është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të zgjidhur rreziqet dhe sfidat e ndryshme të sigurisë dhe të bëjë përpjekje të pandërprera për të ndërtuar një botë më të sigurt e më të mirë, theksoi Cui. (Li Huailiang/Artan)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More