Agjencia Zhurnal.mk

Hong Kongu kërcënohet nga një valë e re e përhapjes së koronavirusit

Prefekti i Hong Kongut, Keri Lam paralajmëroi qytetarët për një valë të re, të madhe, të përhapjes së koronavirusit që po kërcënonte qytetin dhe u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi sa më gjatë që është e mundur.

Me rregulloret e reja, ndalohet mbledhja e më shumë se dy personave, mbyllen përkohësisht objektet hotelierike, ndërsa mbajtja e maskës është e detyrueshme edhe në hapësira të hapura.

“Ne ndodhemi në pragun e valës së re, të madhe të përhapjes së koronavirusit. Për të mbrojtur të gjithë ata që i duam, stafin mjekësor dhe qytetin tonë të Hong Kongut, u bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat e detyrueshme të distancës fizike dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa më gjatë”, tha Lam.

Në 24 orët e fundit, 106 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Hong Kong, që nga fillimi i pandemisë, ky infeksion është konfirmuar tek 2.880 persona, ndërsa 23 pacientë kanë vdekur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!