Honor ka shtuar një version Pro në serinë e tij të smartphone-ve GT, i cili është i fokusuar në video-lojërat elektronike (gaming).
GT Pro është një telefon me procesor Snapdragon 8 Elite të ‘overclock-uar’, katër kamera me 50 MP dhe një bateri të madhe me kapacitet 7.200 mAh, që mbështet karikim të shpejtë prej 90W. Ende mbetet për t’u parë nëse ky pajisje do të dalë jashtë tregut kinez, pasi për momentin është në dispozicion vetëm në nivel lokal.
Honor GT Pro vjen me një ekran LTPO OLED prej 6.78 inç me rezolucion FHD+ dhe frekuencë rifreskimi të variueshme nga 1 deri në 144 Hz. Ndriçimi maksimal lokal arrin deri në 6.000 nits, ndërsa paneli është i mbrojtur me xhamin Giant Rhino të Honor-it.
GT Pro fuqizohet nga procesori Snapdragon 8 Elite (Leading Edition) i Qualcomm-it, i cili ka bërthama CPU Oryon të overclock-uara që funksionojnë në 4.47 GHz. Gjithashtu përfshin një GPU që punon në 1.2 GHz. Këto janë të njëjtat frekuenca CPU dhe GPU si ato të procesorit Snapdragon 8 Elite që gjendet në serinë Galaxy S25 të Samsung. Procesori është i kombinuar me deri në 16 GB RAM LPDDR5X dhe 1 TB hapësirë të brendshme (UFS 4.1).
Telefoni inteligjent ka katër kamera prej 50 MP. Kamera kryesore është sensori Sony IMX906, ndërsa krahas saj janë një kamerë telefoto 3x (IMX856) dhe një kamerë ultra e gjerë me kënd prej 120 gradësh.
Honor GT Pro është në dispozicion në ngjyrë të artë, të bardhë dhe të zezë. Sa i përket çmimeve, versioni me 12/256 GB kushton 505 dollarë, ndërsa versioni më i avancuar me 16 GB RAM dhe 1 TB hapësirë të brendshme kushton 656 dollarë.