Horoskopi i muajit shtator: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

SHIGJETARI: Këtë shtator, Marsi do të ndikojë më datë 15 në shenjën tuaj, ndërsa Dielli më datë 22. Gjithçka që mund të nisni tani do të jetë me fat. Ata që kanë duruar nuk kanë gabuar, sidomos në 3 muajt e fundit, që kanë qenë goxha të lodhshëm. Rekomandohet zgjidhja e çështjeve ligjore. Të rinjve do t’u krijohen mundësi për punë shtesë ose edhe me kohë të pjesshme. Data 21 është e favorshme për të kërkuar të drejtat tuaja.

 

Me gjasa do të keni tension në çift më datë 6, por ndikimi pozitiv i Marsit në gjysmën e dytë të shtatorit mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem. Nuk do të mungojë sensualiteti, simpatia për lidhjet e reja.

Për shumë të lindur në shenjën e Shigjetarit, shtatori është muaj rikuperimi. Keni mundësi të merrni veten fizikisht. Veçanërisht pas datës 16 mund të ndiheni më shumë energjikë. Mund të gjeni kontaktin me natyrën, të rifitoni formën fizike, të cilën e keni lënë pas dore për shkak të angazhimeve të shumta.  

BRICJAPI: Fillon të lëvizë diçka për ata që kanë një aktivitet të vetin. E vetmja anë negative e këtij muaji janë shpenzimet e paparashikuara. Ndaj deri në fillim të nëntorit, mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Ditë pozitive për të bërë kërkesa në datat 6, 7 dhe 10. Datat 29 dhe 30 janë më pak intriguese, pasi mund të përballeni me dikë që s’e duroni dot.  

Lidhjet do të përmirësohen pas datës 10, kur do të rikthehet ndikimi i Venusit. Beqarët mund të ndihen pesimistë dhe të dekurajuar. Mund të finalizoni një ndarje në datat 22 dhe 30. Shmangni debatet në familje gjatë ditëve të fundit të muajit. Datat 23, 28 dhe 30 do të karakterizohen nga të papritura.

Marsi e favorizon gjysmën e parë të muajit, por do të ndieni lodhje në gjysmën e dytë. Duhet të tregoni kujdes me detyrimet pas datës 15. Duhet të tregoni patjetër maturi në dy fundjavat e fundit të muajit. Mos e mbingarkoni fizikun me energji negative.   

Related posts

Fati yt/ Horoskopi, 7 shtator 2021

D V

Na thoni buzëkuqin tuaj të preferuar dhe ne do ju themi kuptimin që fshihet pas tij!

D V

Fati yt sot, horoskopi për datën 18 shtator 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More