Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Horoskopi për datën 15 shtator 2020

Dashi Në dashuri do të jeni energjik dhe gjatë kësaj dite, do të arrini të bëni një listë me gjërat që doni të bëni me njeriun e zemrës. Edhe në punë, do të ketë zhvillime pozitive.

Demi Ju duhet të rregulloni disa gjëra të mbetura pezull. Ka diçka që në dashuri nuk shkon siç duhet. Sa i takon punës, yjet do të jenë në anën tuaj. Do të keni mundësi që të mbyllni një biznes me rëndësi dhe të kapni fluturimthi një rast.

Binjakët Në dashuri do të jeni mjaft të favorizuar dhe sfera sentimentale paraqitet mjaft pozitive. Edhe sa i takon punës nuk mund të ankoheni, pasi idetë e mira nuk do të mungojnë.

Gaforrja Çiftet që duan të ndërtojnë diçka të bukur dhe të qëndrueshme mund ta bëjnë, pasi situata në dashuri është mjaft pozitive. Sa i përket punës, do të jeni optimist, edhe nëse nuk do të arrini një marrëveshje. Keni dëshirë për ndryshim dhe ndoshta mund të jeni duke e bërë diçka të tillë.

Luani Hëna është në shenjën tuaj dhe dashuria është mjaft e favorizuar, ndaj përfitoni. Situata paraqitet tejet pozitive edhe sa i takon punës. Do të keni mundësi që të projektoni diçka të re.

Virgjëresha Hëna rikthehet sërish në shenjën tuaj dhe dashuria do të njohë përmirësim. Sa i takon punës keni kaluar një periudhë të vështirë dhe tani ndiheni të pavendosur. Nuk e dini ende nëse duhet të pranoni një propozim, apo të nisni një projekt të ri.

Peshorja Nëse jeni vetëm, nuk do e keni të lehtë që ta lini veten të lirë në sferën sentimentale. Javët e kaluara kanë qenë të mbushura me nervozizëm dhe dyshim. Ndërsa në punë do të jeni të vendosur dhe nuk do të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë. Kujdes duhet treguar me shpenzimet.

Akrepi Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim të kundërt, ndaj e marta nuk do të jetë shumë e lehtë në dashuri. Edhe në punë mund të përballeni me momente tensioni.

Shigjetari Në dashuri, pavarësisht problemeve të vogla, Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Edhe sa i takon punës, mund të rrini të qetë, pasi mundësitë e reja nuk do të mungojnë.

Bricjapi Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive për dashurinë, ku do të keni mundësi që të merrni një përgjigje. Edhe në punë duhet të ndiheni pozitiv, pasi shumë shpejt do të keni mundësi të rinisni.

Ujori Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke ju krijuar probleme. Disa lidhje nuk do të funksionojnë më. Sa i takon punës, nëse po mendoni për një ndryshim, ruani qetësinë dhe bëni kujdes.

Peshqit Në dashuri do të keni mundësi të rinisni. Kush nuk besonte tek ndjenjat, tashmë do e rigjejë besimin, veç bëni kujdes. Në punë, do të keni mundësi që të nisni një projekt të ri me afrimin e tetorit.

Postime të ngjashme

Shkoi për të pirë, gruaja amerikane u mërzit shumë kur pa përshkrimin që i ishte bërë në faturë

S.B.

Shoferi i kamionit bëri një manovër të gabuar dhe përfundoi në çatinë e një garazhi në Itali

S.B.

Dhjetë fotografi që do të duhet t’i shikoni dy herë, për të kuptuar se çfarë po ndodh në to

S.B.

Videoja virale e qenit që e shpëton qenin tjetër nga mbytja në pishinë

S.B.

Gruaja u shkurorëzua nga burri pasi vuri re një detaj në foton e tij

S.B.

Një mace “kurioze” u ngjit me alpinistët në majën e një mali zviceran

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...