Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hospitalizohen 595 pacientë të sëmurë ose të dyshuar për Kovid-19

Shkup, 1 shkurt – Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus, që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 595, ndërsa ka rreth 450 shtretër të zbrazët spitalore në qendrat kovide, informon Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raporteve të Ministrisë, 24 pacientë pozitivë ndaj virusit janë shtruar në Manastir, 35 persona janë shtruar në spital në Shtip. Në repartin infektiv në Tetovë trajtohen 25 persona, ndërsa në Veles ka 24 persona pozitivë ndaj Kovid-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus pozitiv në Kumanovë është 48, ndërsa 50 pacientë u shtruan në spital në qendrën kovid në Ohër, dhe 17 në Prilep. Gjithsej 16 persona aktualisht janë duke u mjekuar në Gostivar, 18 në Strugë, ndërsa 19 pacientë janë të shtruar në spitalin në Strumicë, dy në Koçan, tetë në Kërçovë, 14 në Kavadar, gjashtë në Gjevgjeli dhe në Dibër 13 pozitivë apo të dyshuar me Kovid-19.

Gjithsej 252 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në njësitë e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Në 24 orët e fundit, ka pasur dy pranime në klinikat e brendshme, ndërsa në qendrën kovid në SQP “8 Shtatori”, tre pranime të reja të pacientëve dhe gjashtë persona u pranuan dje në klinikën e sëmundjeve infektive. Gjatë ditës së djeshme, 16 pacientë janë shëruar dhe lëshuar nga spitali në Shkup.

“Aktualisht, 20 pacientë po trajtohen në Klinikën për lëkurë në qendrën kovid, 22 persona po trajtohen në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa gjithsej 25 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin për tuberkuloz. Gjithsej 82 pacientë në SPQ “8 Shtatori” dhe 83 pacientë janë shtruar në Klinikën për Sëmundje infektive, ndërsa 21 pacientë në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit”, njoftoi Ministria.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara është i qëndrueshëm dhe këtë mëngjes deri në orën 08:00 kishte 114 vende të lira në Shkup, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, të lirohen vende të lira shtesë.

Të gjithë spitalet klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria po monitoron situatën me kapacitet dhe theksoi se nëse është e nevojshme, departamentet do të zgjerohen më tej. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...