Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hotelierët kërkojnë masa të reja sikur të mos kishte fare virus

Shkup, 14 maj – Zhurnal.mk – Dhoma e Pavarur Hotelierike kërkon që të hiqet tërësisht kufizimi i orarit të punës dhe ndalesa për punë në vende të mbyllura. Ata kërkojnë së paku që kjo mos të vlejë për objektet të cilat posedojnë “çertifikatë të artë”, informon Zhurnal.

Nga DHPH kërkojnë të hiqet edhe ndalesa për performancë të grupeve muzikore në objektet hotelierike, dhe të lejohen festime dhe ahengje në të gjitha objektet në përputhje me disa protokole të cilat më tej do të përgateshin. Propozohet që në një tavolinë të mund të ulen gjashtë apo më tepër persona.

“Në raste kur bëhet fjalë për një familje me më tepër se 4 persona, të mund të lejohet të ulen si familje në një tavolinë, të mos i nënçmojmë vlerat familjare dhe të ndajmë familjen e cila jeton nën një kulm në dy apo më tepër tavolina”, thonë ata.

Nga DHPH kërkojnë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse t’i mer parasysh këto propozime gjatë krijimit të masave të reja.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...